BLUETOOTH

Po sikur “Big Brother” ta fitoj Egla? Ish-banorja: Në qoftë se e fiton atëherë populli shqiptar meriton të gjitha vuajtjet!

16:30 - 07.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Julia Ilirjani së fundmi ka bërë një analizë të lojës së banorëve dhe ka dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.




Çfarë mendon ajo për Eglën si lojtare?- u pyet ish-banorja e ftuar në “Big Brother Radio”

“Nëse ajo ka dalë me zarf të zi, nuk është më lojtare”, shprehet Julia.

Po për faktin se ajo doli si e preferuara e publikut gjatë një televotimi të hapur?

“Po e votuan, por nuk do të thotë se është e preferuar. Duan të shohin rrëmuja. Se nuk po e zgjedhin për fituese. Po e zgjedhin për të parë çudira”, tha ish-banorja.

E pyetur nga Eni Shehu se mbase çmimi i madh mund të shkojë për Eglën ish-banorja u shpreh:

“Epo mirë pra. Në qoftë se po këmbëngulni kaq shumë dhe po pyesni për njeriun me zarf të zi po ju them që në qoftë se Egla fiton edicionin e “Big Brother VIP 3”, atëherë populli shqiptar me fatkeqësi dhe me dhimbje meriton të gjitha vuajtjet që ka se i dashka vetë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.