BLUETOOTH

“A do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”- Pas divorcit, Bes Kallaku “thumbon” keq Xhensila Myrtezajn me këngën e re

10:20 - 23.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku disa muaj më parë i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, nga e cila kanë edhe 2 fëmijë, Ajkën dhe Amen.




Së fundmi Besi ka publikuar një kënge të re, ku mesa duket këngëtari ka “thumbuar” ish-partneren e tij.

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, shprehet Besi në një frazë të këngës.

Sakaq, vetë këngëtari dhe aktori i humorit, në postimin e bërë në llogarinë e tij të Instagram, tregoi se teksti i kësaj kënge është krijuar nga shpirti i tij, që mesa duket ka të bëjë me historinë e tij dhe të Xhensilës.

“Me tekst dhe muzikë krijuar po prej shpirtit tim!”- shkruan ai.

Kujtojmë që ishte Besi ai që iu dha fund lajmeve duke konfirmuar ndarjen nga Xhensila e tij, duke thënë që tashmë dy fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten.

Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Ndërsa shtoi se me Xhensila Myrtezajn janë si dy të huaj.

“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten, U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë.

Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”, u shpreh Bes Kallaku në “Ferma Vip”.

Çifti prej kohësh përflitej se i kishin dhënë fund martesës së tyre, por asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për të mohuar apo konfirmuar thashethemet që qarkullonin rreth marrëdhënies së tyre.

Si erdhi divorci

Ndarja e Xhensila Myrtezait dhe Bes Kallakut nuk kanë më thjesht zëra që qarkullojnë në rrjet, pasi aktori ka konfirmuar ndarjen. Thuhet se çështja e divorcit është hapur nga këngëtarja, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit.

Çifti tashmë kanë hequr çdo fotografi që në plan kishte portretin familjar nga rrjetet sociale.

Dyshimet se martesa e çiftit është në krizë nisën pasi artistja e ka hequr nga rrjetet sociale bashkëshortin e saj, i cili ka bërë po të njëjtën gjë.

Për të mos mjaftuar kjo, nga ana tjetër, Xhensila i ka fshirë të gjitha fotot me Besin në “Instagram”, duke lënë vetëm ato që ka me vajzën e tyre, Ajka dhe djalin disa muajsh, Amen.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.