![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta takohet me kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu dhe kryetarin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Përmes një postimi në Facebook, Meta lajmëron takimin me kryetarët dhe uron mirësi, lumturi, begati, dashuri dhe paqe në çdo familje shqiptare.
Postimi i plotë
I lumtur të ndaja sot me Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu dhe Kryetarin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dede Edmond Brahimaj urimet më të përzemërta për Kurban Bajram!
Mirësi, lumturi, begati, dashuri dhe paqe në çdo familje shqiptare!
Shfaq Komentet (0)