Kryesore

VIDEO/ Zëvendësimi i “artë” nderon Kumanin, Holanda koleksion 3 pikët e para në përballjen me Poloninë

16:55 - 16.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Holanda ka marrë 3 pikët e para të këtij Europiani, duke arritur të mposhtë Poloninë me rezultatin përfundimtar 2-1.




Holandezët e filluan keq sfidën, teksa polakët arritën të shënojnë që në minutën e 16-të me Buksan. Të besuarit e Ronald Kuman tentuan disa herë të gjejnë baraspeshën, dhe arritën ta bënin diçka të tillë me Gakpon në minutën e 29-të. Në pjesën e dytë, Polonia arriti të mbrohej mirë dhe holandezët nuk po gjenin më hapësira. Kjo gjë vazhdoi deri në minutën e 83-të, teksa zëvendësimi i artë i Kumanit, Veghorst prek topin e parë të takimit dhe e çon në rrjetë, duke shënuar edhe golin e fitores.

Holanda ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Francës me 21 qershor, ndërsa Polonia e ka me Austrinë në po atë datë.

REZULTATI:

POLONI 1-2 HOLANDË

16′ Buksa / 29′ Gakpo 83′ Verghost

 

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet takimi, fitojnë holandezët.

90′ Gjyqtari akordon 5 minuta shtesë.

88′ Holanda gjithashtu freskon ekipin, del nga fusha Ake në vend të van de Ven.

87′ Polonia provon me të gjitha mënyrat të kthejë baraspeshën, del nga fusha e lojës Salamon dhe hynë Brerezynski.

83′ GOOOOOOOOOOL HOLANDA! Veghost kalon Holandën në avantazh me anë të një goditje preçize dhe të pakapshme për Sheznin. (VIDEO)

82′ Rejnders nis një top të gjatë për Frimpong ku e nxorri këtë të fundit përballë Sheznit, por portieri polak tregohet më i shpejtë dhe i rrëmben topin.

80′ Dalin nga fusha e lojës Gakpo dhe Depaj për Holandën dhe futen Frimpong dhe Veghorst.

77′ Zëvendësimi i radhës te polakët, del nga fusha Zielinski dhe i zë vendin Piotrovski.

75′ Situata fillon e tensionohet tashmë, me holandezët që kërkojnë fitoren dhe polakët që nuk duan të lëshojnë barazimin.

70′ Tjetër rast i mirë shënimi për Holandezët, Dumfris provon goditjen nga krahu i djathtë por arrin të presë topin portieri Shezni. (VIDEO)

68′ Holanda provon shumë sulme por gjithmonë tregohen të pasaktë në momentin e fundit.

65′ Dumfris provoi të surprizojë Sheznin me një diagonale nga krahu i djathtë por goditja e tij nuk ishte e saktë. (VIDEO)

61′ Holandezët freskojnë ekipin. Dalin nga fusha e lojës Simons dhe Verman në vend të Vajnaldum dhe Malen.

59′ Polonia godet 2 herë portën holandeze por portieri Verbrug tregohet i vëmendshëm dhe nuk ndëshkohet. (VIDEO)

56′ 2 zëvendësime të tjera te polakët. Dalin nga fusha e lojës Urbanski dhe Romançuk në vend të Sviderskit dhe Slisz.

55′ Kundërsulm perfekt nga ana e holandezë që finalizohet me një goditje shumë të dobët të Simonsl. (VIDEO)

50′ Inkursjone të mira holandeze drejtë portës polake por akoma nuk kanë arritur të shënojnë golin e avantazhit.

46′ Polakët e fillojnë me ndryshime, del nga fusha e lojës Szymanski dhe futet Moder.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë, gjithçka në baraspeshë.

45′ Gjyqtari akordon 1 minutë shtesë.

45′ Reijnders provon të befasoi Sheznin me një goditje nga distanca por nuk e shënjestron mirë portën duke gabuar krejtësisht.

42′ Rast i artë pë Gakpon, Ake i hedh një top nga krahu i majtë i zonës, me Sulmuesin e Liverpulit që tregohet i pasaktë dhe e dërgon topin shumë lart portës. (VIDEO)

40′ Shumë duele në mesfushë, skuadrat tregohen më të kujdesshme. Holanda duket sikur po e humbet shkëlqimin e minutave të para.

34′ Pas shënimit të golit ka rënë ritmi i lojës, skuadrat po studiojnë njëra tjetrën.

29′ GOOOOOOOOOOL HOLANDA! Gakpo me pak fat arrin të kthejë baraspeshën. Holandezi tentoi goditjen nga jashtë zone me topin që prek një lojtar polak dhe devijohet p5r në rrjetë me Sheznin që nuk kishte çfarë të bënte. (VIDEO)

26′ Vazhon e kërkon Holanda baraspeshën ndërsa Polonia 5shtë mbyllur prapa.

22′ Simons shërben një top të mirë për Memfis Depajn por ky i fundit tregohet i pasaktë përballë portës duke e çuar topin jashtë. (VIDEO)

20′ Holanda tenton kundërpërgjigjen. Van Dajk gjuan fluturimthi ne zonë por Shezni tregohet i vëmendshëm dhe bën një superpritje. (VIDEO)

16′ GOOOOOOOOOL POLONIA! Buksa gjuan me kokë topin që i erdhi nga ekzekutimi i një goditje këndi duke e dërguar në rrjetë. (VIDEO)

14′ Reijnders ndëshkohet me karton të verdhë

9′ Janë përsëri holandeët ata të rrezikshëm, Reijnders godet një penallti në lëvizje por nuk tregohet i saktëdhe topi shkon jashtë.

6′ Gakpo merr një krosim brenda zonës nga Dumfris, por një nga mbrojtësit e Polonisë largon rrezikun.

2′ Gakpo mbledh një kros brenda zonës dhe gjuan drejt këndit të poshtëm të majtë, por Sheznji realizon një pritje të shkëlqyer. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.