Kronikë

Qarkullonte me makinë i armatosur, policia arreston 45-vjeçarin në Vlorë. Ja çfarë u sekuestrua

13:43 - 16.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 45-vjeçar është arrestuar sot pasi qarkullonte me makinë i armatosur.




Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Benz”, me të cilin lëvizte 45-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e poshtme të sediljes së shoferit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak si dhe një shumë parash.

Njoftimi:

Finalizohet nga Forca e Posaçme Shqiponja në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Strike 15”.

Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, në rrugën Sazani, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 15”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. H., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me të cilin lëvizte 45-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e poshtme të sediljes së shoferit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak si dhe një shumë parash.

 

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.