Kryesore

UEFA bën parashikimin për formacionin e mundshëm të Shqipërisë: Ja si do rreshtohen kuqezinjtë përballë Kroacisë

08:56 - 18.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e nesërme Kombëtarja shqiptare do të luajë përballë Kroacisë, në ndeshjen e grupeve e vlefshme për Kampionatin Evropian të Futbollit që zhvillohet në Gjermani.




UEFA ka bërë një parashikim të mundshëm për formacionet e skuadrave.

Kështu, sipas parashikimit të UEFA në fushë kombëtarja kuqezi do të zbresë me: Strakoshën; Hysajn, Ajetin, Gjimshitin, Mitajn; Asllanin, Bajramin, Ramadanin; Laçin, Manajn dhe Asanin.

Ndërkohë formacioni i parashikuar për Koracinë është: Livaković; Stanishiç, Shutalo, Gvardiol, Sosa; Modriç, Suçiç, Kovaçiç; Majer, Budimir, Kramariç.

Shqipëria në ndeshjen e parë humbi përballë Italisë me rezultatin 2-1, por hyri në histori për golin më të shpejtë në Europian, pasi Nedim Bajrami shënoi 23 sekonda pas startimit të ndeshjes.

Kuqezinjtë do të luajnë me Kroacinë nesër në orën 15:00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.