Kronikë

Kontrolle intensive përgjatë gjithë vijës bregdetare, sekuestrohen 27 mjete lundruese

12:25 - 30.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare kanë ushtruar kontroll intensiv përgjatë gjithë vijës bregdetare shqiptare, përsa i përket sigurisë së pushuesve, duke sekuestruar 27 mjete lundruese, që nga Velipoja deri në Ksamil.
Kontrolli u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Siguria Detare”, në mënyrë që pushuesit e bregdetit të ndodhen brenda parametrave të sigurta e të evitohen mundësitë e aksidenteve.

Nga 27 mjete lundruese total të sekuestruara, 18 prej tyre janë jet ski, 4 skafë dhe 5 gomone.




12 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 11 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 4 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
5 drejtues të këtyre mjeteve janë gjobitur në vlerën 1 milionë lekë (të vjetra) pasi kanë shkelur perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, ndërsa 22 drejtuesit e tjerë kanë marrë masën administrative prej 100 mijë lekë (të vjetra), për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Uniformat blu shprehen gjithashtu se përgjatë kësaj jave iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 9 raste duke ndihmuar dhe shpëtuar 11 shtetas që kanë kërkuar ndihmë në hapsirën detare nga Ksamili në Velipojë.
NJOFTIM
Departamenti i Policisë Kufitare/Siguria e pushuesve, prioritet i punës së shërbimeve të Policisë Kufitare dhe i atyre të Njësisë Policore Detare.
Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE” vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.
Nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 27 mjete lundruese.
Mjetet e bllokuara: 18 jet ski, 4 skafë dhe 5 gomone.
12 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 11 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 4 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.
5 prej mjeteve lundruese të bllokuara, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili, me masë administrative 100 000 lekë.
Drejtuesit e 22 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili, me masë administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.
Ndërkohë Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 9 raste duke ndihmuar dhe shpëtuar 11 shtetas që kanë kërkuar ndihmë në hapsirën detare nga Ksamili në Velipojë.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.