Kryesore

VIDEO/ Magjia e Bellingam dhe Kejn bëjnë diferencën, Anglia mund me fat në shtesa Sllovakinë dhe shkon në çerekfinale

20:45 - 30.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anglia ka siguruar praninë në çerekfinalet e Euro 2024 pas një fitoreje dramatike me 2-1 përmbysje ndaj Sllovakisë, të vendosur vetëm pas kohëve shtesë të takimit.




Britanikët kanë qenë me shumë fat sot, pasi u goditën shpejt nga një gol i sllovakëve dhe kishin vështirësi të mëdha të krijonin lojë e aksione të rrezikshme para portës, duke rrezikuar disa herë të pësonin edhe golin e dytë,

Në fund, dëshpërimi i dha një dorë, pasi në minutat shtesë të ndeshjes, kur Sauthgejt po luante me 5 sulmues, Bellingam gjeti barazimin me roveshatë. Sfida shkoi në shtesa dhe aty, që në minutën e parë Kejn goditi përsëri, duke përmbysur gjithçka.

Anglezët më pas mbrojtën mirë rezultatin deri në fund, duke mos lejuar hapësira për të marrë një fitore shumë të rëndësishme e sidomos për të evituar një eliminim turpërues.

ANGLI-SLLOVAKI 2-1

90’+5′ Bellingam, 91′ Kejn / 25′ Shranz

NGJARJET KRYESORE

120’+1’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Anglisë.

120’ Jepet 1 minutë shtesë.

120’ Kundërsulm i shpejtë i anglezëve, Tonej gjiuan nga jashtë zonës por sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)

117’ Lobotka pason në të djathtën te Bozhenik i cili gjuan por gjen vetëm rrjetën e jashtme. (VIDEO)

114’ Giomber ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Tonej.

111’ Tupta provon me një goditje dënimi ballore, sfera kalon mbi traversën e Pikford pa e shqetësuar.

109’ Pekarek i lë vendin në fushë Tupta në radhët e Sllovakisë.

108’ Vavro ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Eze.

106’ Pjesa e dytë shtesë nis me Konsa dhe Gallager në fushë në vend të Bellingam dhe Kejn.

105’+1’ Mbyllet pjesa e parë shtesë.

105’ Jepet 1 minutë shtesë.

105’ Një harkim nga e majta gjen Pekarik para portës, por devijimi i tij me gju çon sferën mbi traversën e portës britanike. (VIDEO)

100’ Që pas golit të Kejn anglezët thjesht po mendojnë të menaxhojnë minutat, për të mos lejuar Sllovakinë t’i sulmojë. Britanikët janë aktualisht me 5 sulmues në fushë por Sauthgejt nuk bën asnjë zëvendësim.

91’ GOOOL ANGLIA! Pas një goditje këndi, Tonej kthen një top në qendër për Kejn i cili i i vetëm me kokë nuk gabon. (VIDEO)

91’ Nis pjesa e parë shtesë e ndeshjes.

90’+7’ Mbyllet koha e rregullt me barazimin 1-1. Duhen shtesat për të përcaktuar çerekfinalistin.

90’+5’ GOOOL ANGLIA! Bellingam me roveshatë barazon shifrat për britanikët në frymën e fundit. (VIDEO)

90’+4’ Tonej merr vendin e Foden te Anglia.

90’+3’ Giomber merr vendin e Shranz në fundin e ndeshjes.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

87’ Lobotka lëshon një gjuajtje nga distanca, ajo është ballore dhe kontrollohet nga Pikford.

84’ Maino i lë vendin në fushë Eze në radhët e Anglisë.

81’ Benës dhe Bero hyjnë në fushë në vend të Duda dhe Kuçka.

81’ Rajs nga jashtë zonës lëshon një gjuajtje të fortë, sfera godet shtyllën dhe kthehet te Kejn, i cili gjuan por nuk çon sferën në portë. (VIDEO)

78’ Pas një goditje dënimi, Kejn ka mundësinë të shënojë me kokë, por çon sferën jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

77’ Pekarik ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Foden.

69’ Foden nga e djathta harkon në zonë, sfera nuk gjen Kejn para portës dhe shkon në fundore.

66’ Tripier lë fushën e lojës, duke i bërë vend Palmer.

61’ Lëvizjet e para janë nga Sllovakia me Haraslin dhe Strelec të cilët i bëjnë vend në fushë Bozhenik dhe Suslov.

55’ Një gafë e mbrojtjes britanike i jep topin Strelec i cili tenton portën nga mesfusha, por nuk gjen katërkëndorin e Pikford që kishte dalë përpara. (VIDEO)

51’ Kejn bën një lëvizje të bukur në hyrje të zonës dhe gjuan, devijimi i Vavro çon sferën në këndore.

50’ Anglezët gjejnë goli pas një pasimi të Tripier për Foden. Sulmuesi gjen rrjetën por goli pastaj anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

46’ Asnjë ndryshim në fillimin e pjesës së dytë, skuadrat rifillojnë sfidën.

45’+4’ Mbyllet me avantazhin e Sllovakisë pjesa e parë.

45’+3’ Maino lëshon një gjuajtje të fortë nga kufijtë e zonës, sfera përfundon jashtë katërkëndorit pas një devijimi.

45’+1’ Skrinjar ndëshkohet me karton të verdhë,

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

39’ Pas një harkimi në zonë, Dubravka del dhe grushton para Bellingam. (VIDEO)

34’ Bellingam tenton të hyjë i vetëm në zonë në të djathtën, në fund fiton një goditje këndi.

31’ Kejn dhe Saka provojnë me harkime në zonë, asnjë prej tyre nuk gjen një shok të skuadrës për të gjuajtur drejt portës.

26’ GOOOL SLLOVAKIA! Shranz nuk fal me një gafe në qendër të mbrojtjes, duke mposhtur Pikford. (VIDEO)

24’ Maino provon nga jashtë zonës fluturimthi, sfera shkon lart mbi traversë.

23’ Tentativë e anglezëve për të shënuar, Kejn me kokë gjuan por gjen devijimin e sferës në këndore nga një mbrojtës. (VIDEO)

17’ Edhe Bellingam ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Haraslin.

13’ Kuçka ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të britanikëve.

12’ Zbritje e shpejtë e Haraslin nga e majta, gjuajtja e tij devijohet dhe shpëton porta e britanikëve nga një gol thuajse i sigurt. (VIDEO)

9’ Mundësi e artë e Tripier për të rrezikuar, gjuajtja e tij me të djathtën është shumë e gabuar. (VIDEO)

7’ Maino ndëshkohet me të verdhë për një faull në sulm.

6’ Hançko del në krahun e majtë dhe ka mundësinë të rrezikojë, por diagonalja e tij nuk gjen portën e Pikford. (VIDEO)

5’ Rrezik në zonën angleze, teksa pas një goditje dënimi të kundërshtarëve, dy lojtarë sllovakë pengojnë njëri-tjetrin në gjuajtjen drejt portës. (VIDEO)

3’ Tripier gabon me një pasim mbrapa duke detyruar Guehi të shkaktojë faull dhe të ndëshkohet me të verdhë.

1’ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE

ANGLIA: (4-2-3-1) Pikford; Uoker, Stouns, Guehi, Tripie; Maino, Rajs; Saka, Bellingam, Foden; Kejn.
Trajner: G. Sauthgejt

Sllovaki: (4-3-3) Dubravka; Pekarik, Vavro, Skrinjar, Hançko; Kuçka, Lobotka, Duda; Shranz, Strelec, Haraslin.
Trajner: F. Kalcona

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.