Nuk ka se si të harrohet lehtë tragjedia e ndodhur një vit më parë ku nga një aksident i tmerrshëm rrugor humbi jetën këngëtari shkodran Ergi Dini, së bashku me shokun e tij. Ka qenë e motra e tij, Barbana e cila nëpërmjet një statusi në facebook ka përlotur rrjetin.
Para pak minutash, një ditë para 1-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ergit, Barbana në faqen e saj në Instagram një foto të saj dhe Ergit.
Statusi i plotë:
“ZOT, ma mbaj afer vetes…
Me ka marre malli per TY dhe per veten time kur isha me ty…#Ergi”, shkruan këngëtarja shkodrane.
Këngëtari 22-vjeçar, Ergi Dini humbi jetën në një aksident tragjik me motorr në Tiranë. Bashkë me të vdiq dhe shoku i tij i cili drejtonte motorrin.
Shfaq Komentet (0)