BLUETOOTH

“Kemi pasur mosmarrëveshje!”- Kriset miqësia mes Jul Dedës, Erjola Doçit dhe Roza Latit? Moderatorja: Nuk më bën dot budallaqe

22:14 - 04.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debatet gjatë javës dhe një ballafaqim gjatë mbrëmjes së sotme në “Big Brother VIP”, kanë dëshmuar një krisje të miqësisë mes Jul Dedës, Erjola Doçit dhe Roza Latit, të cilët që prej nisjes së garës kanë qenë të afërt me njëri-tjetrin.




Ka qenë Roza ajo e cila fillimisht ka shprehur pakënaqësitë ndaj Julit, duke thënë se i ka ndërprerë mendimet dhe nuk kanë biseduar më si më parë, ndërsa i tha se nuk e bë dot për budallaqe.

“Mua nuk më bën dot për budallaqe. Të më bësh mua lojëra dhe ti japësh rëndësi vet, unë them janë lojëra”, tha ajo.

Ndërkohë, edhe Erjola u shpreh se është stepur ndaj Julit dhe se kanë  pasur mosmarrëveshje.

“Dua të pres si do të jetë sjellja e tij karshi meje”, tha moderatorja.

Pjesë nga debati:

Roza: Unë e kam treguar strategjinë time të lojës në shtëpi. Juli ma lidh gjënë me këshillën që më dha Rikja, Unë i them Julit miqësisht më dha këtë këshillë. I them Julit duhet me i rënë të gjithëve, por ditët në vazhdim nuk e kam bërë këtë gjë. Unë i xhiroj që të gjithë po të dua. Me Julin situata ishte organike, Juli më ndërpreu mendimin për Eglën, nuk dua ta komentoj.

Çohem e gjej duke folur për Eglën. Të nesërmen po e njëjta gjë. Kur i kërkova mendim Julit për situatën e Eglës, nuk dua ta komentoj tha.  Me Eglën Heidin dhe Romeon, ka nerva ta zgjasë debatin. Aty e vura në pozitë thash ke nerva veç me Heidin dhe Eglën. U kap me fjalë që ti Rozë do ti biesh Eglës. Mua nuk më bën dot për budallaqe. Të më bësh mua lojëra dhe ti japësh rëndësi vet, unë them janë lojëra.

Juli: Roza po më bën atë që vetë më ka thënë. Nuk e kam problem. Unë jam akuzuar se nuk e lë të japë mendimin e saj. I kam thënë disa herë sa rrin e komenton Eglën cepave, shko komentoje atje përballë. Roza po ia bën vetë vete se i lë të tjerët të ndërhyjnë.

Erjola: Jam ai person që ndryshe nga Roza që thotë do dal kundër të gjithëve, unë kam pohuar që në mënyrë jo organike nuk i bie njerëzve të afërt. Unë e kam ngritur zërin shumë më përpara dhe nuk u kujtova sot. Unë jam disa hapa larg raportit tim me të.

Kur tha Roza që Erjola është harddisk, kur unë ngrita zërin te bari, ti nuk e bëre por u kujtove tre ditët e fundit. Jam e stepur ndaj Julit, kemi pasur mosmarrëveshje, dua të pres si do të jetë sjellja e tij karshi meje. Nuk jam ndikuar nga të tjerët, e kam mbajtur vigjilencën të lartë gjithsesi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.