AKTUALITET

Dalin emrat, policia jep detajet e vrasjes në Tiranë

16:11 - 21.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga ngjarje e ndodhur pranë spitalit “Nënë Tereza”, raportohet se vajza e identifikuar si Arjela Murati ka ndërruar jetë, ndërsa djali, Aldeson Belulaj,  ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Nga verifikimet e deri tanishme janë  sekuestruar një pistolet dhe 2 gëzhoja.




Dy të rinjt ishin janë me origjin nga Fieri.

21-vjeçarja ishte studente viti i tretë për Drejtësi.

Njoftimi i policisë:

Rreth ores 14.52, ka ardhur nje telefonate ne Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.

Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se shkak per ngjarjen e rende ishte kerkesa per lidhje, e refuzuar nga vajza.

Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e proves materiale nje arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja.

Po vijon puna per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.