Ish drejtuesi i Katalonjës Carles Puigdemont ka mbërritur në Danimarkë, duke shkaktuar një përpjekje të re nga prokurori i Spanjës për ta arrestuar atë.
Një orë më vonë, kryetari i parlamentit katalan e caktoi atë të kryesonte qeverinë rajonale.
Puigdemont u arratis në Belgjikë në tetor, pasi një përpjekje e dështuar e pavarësisë u cilësua e paligjshme nga autoritetet spanjolle.
Ish-presidenti i Katalonjës mbërriti në Danimarkë, për të marrë pjesë në Kopenhagen në një debat universitar.
Kjo bëri që Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës të kërkojë që të ripërtërihet urdhri i arrestit në Bashkimin Europian për Puigdemont-in.
Gjykatësi nuk është i detyruar që ta respektojë këtë kërkesë të Prokurorit.
Po të hyjë në Spanjë, Puigdemontin e kërcënon arrestimi i menjëhershëm, pasi akuzohet për rebelim, kryengritje dhe abuzim me fondet publike.
Kjo pas mbajtjes në Spanjë të një referendumi të ndaluar për pavarësinë si dhe vendimit pasues për shkëputjen e Katalonjës nga Spanja.