![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Mario Meshini është personi që ka nxjerrë nga banesa Devi Kasmi, i cili më pas është ekzekutuar me 5 plumba. Avokati i të riut ka thënë se pasi i ka shkruar ne telefon dhe janë takuar, vetëm disa minuta më pas janë shfaqur dy vrasësit.
Pasi kanë qëlluar 42-vjeçarin Mario Meshini është larguar për në banesën e tij, sipas avokatit, i tronditur, ndërsa autorët janë larguar me motor.
![Devi Kasmi](http://www.gsh.al/wp-content/uploads/2018/01/KASMII-1.png)
Klienti juaj çfarë lidhje ka pasur me vrasjen e Devi Kasmit?
Nuk ka pasur asnjë lidhje me këtë vrasje. Jam lajmëruar mbrëmë është marrë në pyetje si njeri që ka dijeni për vrasjen. E vërteta është se ka qenë duke biseduar më viktimën, madje vrasësi i ka drejtuar pistoletën edhe klientit tim. I tronditur ka shkuar në shtëpinë e tij.
A u konsultuat me klientin para se të shkonit në polici?
Nuk shkoi në polici sepse ishte i tronditur. Dhe është fare normale. Nuk ka thënë se nuk e njeh. Ka thënë se jam mik me të, shkoj përditë tek palestra e tij. Të gjitha i ka dhënë si deklarues. Për mua dihet kush është vrasësi dhe pse ngurron policia. Kjo çështje po fryhet për të mos u vënë në pranga autorët e vërtetë. Nuk kanë asnjë provë. Mario nuk ishte dëshmitari i vetëm, kishte edhe njerëz të tjerë.
![Mario Meshini](http://www.gsh.al/wp-content/uploads/2018/01/mario-meshini.jpg)
Devi Kasmi u vra mbrëmjen e të hënës në kryeqytet. Dy persona, që lëviznin me motor kanë qëlluar me pistoletë. Sipas policisë ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre. Në informacionin e saj zyrtar, policia njoftoi se mori telefonatë në orën 18 e 44 minuta për të shtëna me armë zjarri.
Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Domart Konjari, që dyshohet se është i përfshirë në vrasjen mafioze si porositësi i saj.
LEXO EDHE: Atentati në Tiranë ndaj Kasmit, zbulohet emri i të arrestuarit