Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit fierak në Itali, dhunonin vajzat shqiptare

17:23 - 03.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia Italian e ka shkatërruar një grup prostitucioni i cili menaxhohej nga disa shqiptarë.




Ky grup e ushtronte veprimtarinë e tij në jug të Milanos, ndërsa bazën e tyre e kishin në Brianza.

Për 25 shqiptarë janë lëshuar urdhër-arreste, të cilët akuzohen për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

Gjithashtu, ky grup akuzohet se kanë shfrytëzuar edhe vajza të reja nga Lindja duke i detyruar të prostituojnë në rrugët e Brianza-s, madje në disa raste edhe i kanë keqtrajtuar e torturuar fizikisht. Njërës prej tyre i kanë hedhur vaj të nxehtë në këmbë, shkruajnë mediat italiane.

Policia italiane zboli se Nga hetimet u zbuluar se një grup tjetër shfrytëzuesish rumunë ishin të detyruar t’i paguanin një taksë bandës shqiptare që ishin me origjinë nga Fieri. Çdo vajzë bënte 500 euro nata, rreth 12 mijë euro në muaj, shkruan Il Cittadino. Mjafton të shfrytëzoje 3 për të bërë 40 mijë euro në muaj. Por në këtë rrjet ishin të përfshirë rreth 30 vajza, shumica e të cilave shqiptare, rumune dhe moldave të moshës nga 20-25 vjeç.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.