Kronikë

Artan Hoxha: Celulari i Devi Kasmit kishte kontakte të rëndësishme

18:49 - 03.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dyshime, pikëpyetje dhe ende shumë detaje të pazbardhura kanë mbetur pas vrasjes së Devi Kasmit. Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News 24 tha se Devi (Dëfrim) Kasmi kishte një vit që ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte hapur një palestër, të cilën e survejonte me kamera sigurie.




Hoxha thotë se është e pamundur që Mario Meshini të jetë bashkëpunëtor në vrasje, sepse prova e parë që do kishte zhdukur nga vendngjarja do ishte celulari i Kasmit, brenda të cilit janë gjetur “thesare” siç u shpreh Hoxha.

“Nëse do ishte pjesë e grupit Mario do i merrte celularin. Policia ka gjetur aty kontakte shumë të rëndësishme, madje edhe numra të oficerëve të policisë së shtetit dhe personazhe të gjyqësorit. Mund të them se edhe një emër i njohur në kryeqytet i arrestuar për implikim në droga të forta është kapur pikërisht nga të dhënat në celularin e Devi Kasmit”,- u shpreh ai.

E sa për Konjarin e armiqësitë e vjetra me të, Hoxha shton se Devi Kasmi e dinte që ai nuk ndodhej në Shqipëri, e për këtë kishte ulur edhe vigjilencën.

“Policia ndjehej në presion dhe i hodhi medias një version, pra përmendi emrin e Domart Konjarit, u shkua qëllimisht aty. Unë kam thënë që pas vrasja s;ka lidhje me ngjarjet e bandave të vjetra të rrugës Bardhyl…Prej 6 muajsh Kasmi ishte i informuar, ishte pak më i qetë se kishte informacione të saktë se Domart Konjari nuk ndodhej në Shqipëri”,- sqaroi Hoxha.

Burimi:BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.