![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Është ndarë nga jeta sot kineasti i njohur shqiptar Todi Bozo.
Ka qenë familja që e ka dhënë lajmin e rëndë. “Nuk është e lehtë të shkruaj për të treguar se ti nuk jeton më Todi Bozo.
Ti heroi i heshtur i ëndrrës së kinemasë shqiptare…pionier i prodhimit të filmit shqiptar…ti baba e shok që na lë pas kujtime te bukura”, shkruan Alda Bida, bashkëshortja e djalit të tij, Petri Bozos.
Bëhet me dije se të dielën më dt 4 shkurt ora 10:00 me 12:00 ne Muzeun Kombëtar do të jenë homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
“E kam të pamundur ta besoj o Baba Todi! Të desha e do të të dua në përjetesi si njeriun që më ka dhënë bekime e besim”, shkruan Bida.
Shfaq Komentet (1)
Pushofsh ne Paqe Artisti dhe Miku gojeembel Todi …
Ngushellime Familjes .. Ju paste lene Bekimin dhe buzeqeshjen qe nuk do shuhet kurre …
Addio Baba Todi !