![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia në Vorë. Pas kontrollit fizik të riut Denis Kuçi i është gjetur një pistoletë e dyshuar sportive, një thikë e një kapuç.
Ndërkohë një 26-vjeçar nga Vlora është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës. Eros Spahiu po udhëtonte si pasagjer në një automjet të blinduar me targa AA 124 NZ dhe gjatë kontrollit iu gjet në brez një pistoletë tip Glock me 14 fishekë.
26-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe iu sekuestrua arma. Policia bllokoi gjithashtu edhe automjetin e blinduar për mungesë të dokumentacionit.
Shfaq Komentet (0)