Ndeshja mes Italisë dhe Shqipërisë, e vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, në minutën e 57 u ndërpre për disa minuta, për shkak të hedhjes së shashkave dhe bomba tymuese në fushën e stadiumit “Renzo Barbera” në Palermo. “Ultras Tifo” i ka kushtuar një reportazh incidenteve në ndeshjen me Italinë, ku u desh ndërhyrja e disa lojtarëve të ekipit shqiptar për t’i qetësuar tifozët.
“Ultras Tifo” shkruan se arsyeja se grupimi i tifozëve kuqezi e bënë një gjë të tillë ishte për shkak të trajtimit të Federatës Shqiptare të Futbollit ndaj tyre, sidomos gjatë ndeshjes me Izraelin.
Në atë ndeshje, Shqipëria humbi me rezultatin 0-3 dhe Plisat nuk u lejuan të hynë në stadium.
Shfaq Komentet (0)