Neymar ka qenë fytyra kryesore në zbulimin e fanellave të reja të Brazilit për Kupën e Botës 2018 që të kujton ngjyrën floririt që është veshur në Meksikë 1970.
Dhe ylli i dëmtuar i Paris-Saint Germain do të shpresojë që fanella e re t’i sjellë fatin e mjaftueshëm Seleca-s për të triumfuar në Kupën e Botës për të gjashtën herë në histori.
Dizajnerët e fanellës kanë marrë një provë të fanellës së vitit 1970 që ndodhet në muzeun e futbollit në Sao Paulo, duke e përdorur për fanellën moderne të së tashmes.
Lojtarë si Pele, Carlos Alberto dhe Jairzinho shkëlqenin me fanellat e reja teksa ndeshet transmetoheshin për të parën herë me ngjyra.
Pete Hoppins, një nga drejtorët e Nike, pretendon se kompania e tij donte të kapte frymën e fanellës së 50 viteve më parë.
“E verdha e hapur, e kombinuar me stilin e lojës së tyre kishte një imakt të menjëhershëm rreth e qark botës.
“Është një nga momentet më të rëndësishme të historisë së futbollit, dhe ne donim ta rikthenim atë energji pozitive në koleksionin e 2018.”