Kronikë

FOTO/ Dedikimet rrënqethëse për babain që u vra në Kamëz: Zoti i vraftë ata!

21:33 - 26.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Kamëz, ku gjatë një tentative grabitje në dyqan, u qëllua për vdekje Agim Buci si dhe u plagos gruaja e tij Merita Buci, tronditi kryeqytetin.




Viktima, humbi jetën në përleshje me grabitësit që shkuan të vidhnin, duke lënë pas 4 fëmijë.

Dhimbja e madhe që ka prekur familjen Buci është pasqyruar edhe në rrjetet sociale nga të afërmit e viktimës, që shprehen të pikëlluar për ikjen para kohe të Agim Bucit.

“U prefsh në paqe, shpirti jot Agim Buci gjithmonë do jesh në zemrat tona. Sa e padrejtë që është jeta, Zoti i vraftë ata që të vranë ty daja dhe nipi im”, shkruan një e afërme e tij.

”Një fatkeqësi shumë e madhe, e pabesueshme! Agimi qoftë i Xhenetit, ju pastë lënë jetë e shëndet fëmijëve dhe familjes. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballur këtë humbje të madhe! Me mendje dhe zemër jemi me ju! Ngushëllime të sinqerta për familjarët dhe të afërmit”, shkruan një tjetër.

Agim Buci,  gjeti vdekjen në dyqanin e vogël që nodhej pranë shtëpisë së tij, teksa tentoi t’i dilte në mbrojtje bashkëshortes  e cila mbeti e plagosur në këmbë.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët deri më tani nuk dihen ende.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.