Kreu i Partisë Demokratike , Lulzim Basha, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas ftesës që i bëri kz i fundit për dialog.
Kreu i opozitës e ka vënë theksin se negociatori ka 36 orë që është vënë në dispozicion të zgjidhjes.
“Rama shprehu dëshirën për të ardhur, të vijë. Ne i lëmë një shteg të hapur, për dialog sa i përket zgjedhjeve përmes qeverisë teknike. Le të vijë në çadër, por me dorëheqje të firmosur.
Çfarë tha Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë sërish thirrje kreut të opozitës, Lulzim Basha, që të ulen në tryezën e bisedimeve dhe t’i japin fund ngërçit politik të krijuar në vend.
Në një status në rrjetin social “Facebook”, ai i ka shkruar Bashës se po pret tre ditë vendin, orën, për të nisur dialogun pa kushte dhe se nuk duhet të ketë frikë.
“Gjejmë zgjidhjen, votojmë vetingun dhe shkojmë në zgjedhje”-, ka shkruar Rama, duke iu adresuar kështu kreut të PD-së, Bashës.
Ja statusi i Ramës
“Lulëzim sot 3 ditë që pres vendin/orën për të nisur dialogun pa kushte! Gjejmë zgjidhje votojmë Vetingun shkojmë në zgjedhje. Mos ki frikë!”, – ka shkruar Rama.