![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ngjarja e rëndë që ndodhi sot të risjell historinë që ndodhi 6 muaj më parë. Duket si i njëjti skenar; vret vajzën dhe më pas qëllon veten…
Aldison Belulaj ishte i riu nga Fieri që vrau 21-vjeçaren Ariela Muratin 6 muaj më parë pasi kjo e fundit refuzonte të lidhej me të dhe më pas qëlloi dhe veten. Pas një jave në koma, Aldisoni ndërroi jetë, duke lënë pas shumë enigma…
Ariela ishte në shoqërinë e motrës dhe kushërirës së saj, por Aldison Belulaj ka nxjerrë armën nga xhupi pas një debati që kanë pasur me tyre për shkak të refuzimit të lidhjes dhe e ka qëlluar.
Edhe historia e sotme pothuajse është e njëjtë; 31-vjeçari Xhafer Mata nga Kukësi qëllon për vdekje Xhuljeta Çunin dhe më pas qëllon veten me një plumb në kokë.
Edhe 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni ishte e shoqëruar me një vajzë në momentin e ngjarjes e cila ka parë gjithçka. Ajo është shoqëruar në polici dhe ndodhet në gjendje shoku.
Dyshohet se të rinjtë kishin lidhje intime me njëri-tjetrin, madje edhe në rrjetet sociale kishin foto së bashku. Por do të jetë policia që do të sqarojë rrethanat e ngjarjes.
Ndërsa 31-vjeçari Mata ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në reanimacion.
Sa fatkeqe Ariela dhe Xhuljeta…