Velina e ‘Xing me Ermalin’, Kejvina Kthella, është padyshim një prej femrave më të ndjekura dhe ndër më të komentuarat e showbizit shqiptar. Pozat e saj seksi dhe linjat perfekte tërheqin gjithmonë vëmendjen e ndjekësve, saqë shpeshherë e kanë akuzuar se përdor fotoshop. Duket se gjithë këto komente kanë qenë shtysë në publikimin që ka bërë së fundmi velina në rrjetin social “Instagram”.
Bukuroshja ka postuar një video që ia ka hequr trurin ndjekësve dhe me siguri ia ka mbyllur gojën atyre që e akuzojnë për fotoshop. Kejvina shfaqet me një rrjetë në krahë, të cilën e heq teksa del nga deti, duke ekspozuar të pasmet bombastike dhe këmbët e gjata super në formë. “Hajde flasim pak për fotoshopin”,- ka shkruar ajo në videon e publikuar.
Shfaq Komentet (0)