Kronikë

Aksidentoi 55-vjeçarin për vdekje dhe u arratis, i riu vetëdorëzohet në polici

19:17 - 14.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkaktari i një aksidenti që i mori jetën një këmbësori në Fier mbrëmjen e shkuar (13 gusht) është vetëdorëzuar në policia.




Gelsion Pajo, 20 vjeç, banues në Patos u prangos, ndërsa fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, duke e lënë 55 vjeçarin të vdekur në rrugë.

Mbi të riun rëndon akuza “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor“.

Njoftimi i policisë Fier: 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Gelsion Pajo, 20 vjeç, banues në Patos. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 13. 08. 2018, rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përfshirë në një aksident ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Y. A., 55 vjeç, banues në fshatin Portëz.

Shtetasi Gelsion Pajo, pas përfshirjes në aksident e ka dërguar këmbësorin e aksidentuar në spital dhe është larguar për në banesë dhe më pas është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.