Sergio Busquets ka rënë dakord të rinovojë kontratën me Barcelonën, në bazë të së cilës do të ketë një klauzolë 450 milionë euro për prishjen e saj.
“Marca” dhe “Mundo Deportivo” kanë shkruar sot se gjigantët e La Liga do ta rrisin marrëveshjen me mesfushorin nga viti 2021 në vitin 2023 dhe klauzola për prishjen e marrëveshjes do të shkojë nga 180 në 450 milionë euro
Ky vendimi erdhi menjëherë pas interesimit të PSG dhe Barcelona kërkoi të shmangë një tjetër rast si ai i Neymar, që verën e kaluar shkoi nga “Camp Nou” në “Parc des Princes” pasi francezët paguan një klauzolë prej 222 milionë eurosh.
Me kontratën e re, 30-vjeçari i rritur në Akademinë e Barcelonës, do të bëhet futbollisti i dytë më i paguar në ekip, pas Leo Messi.
Busquets ka fituar shtatë herë La Liga dhe shtatë herë Kupën e Mbretit me Barcelonën.
Gjithashtu ai ka fituar tre herë Champions League dhe tre herë Botërorin për Klube.