Kronikë

Vrasja në Shkodër/ 54-vjeçari që u vra me thikë e kishte denoncuar një ditë më parë autorin, por policia e la të lirë

19:41 - 27.08.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e ditës së sotme në lagjen “Mark Lula” në Shkodër, ku mbeti vrarë më thikë Prendush Fushaj, 54-vjeç. Autori i vrasjes dyshohet se është Fredi Pllumi, i cili pas identifikimit nga policia është shpallur në kërkim.




Sipas të dhënave, Prendush Fushaj, pronar i një dyqani biçikletash, ka pasur më herët konflikt me Fredi Pllumin, ndërsa një ditë më parë ai e ka denoncuar në polici, pasi 54-vjeçari akuzonte autorin për vjedhje të një shume parash.

Gjithashtu mësohet se autori i vrasjes dhe viktima kanë qenë komshinjë. Deri më tani autori i ngjarjes është ende i lirë, ndërsa policia ka ngritur postblloqe të shumta në të gjithë zonën.

Njoftimi i policisë

Më datë 27.08.2018 ora 19.15 jemi njoftuar nga urgjenca Spitalit Rajonal Shkodër se ka ardhur një person i goditur me mjet prerës (thikë) dhe pas pak minutave ka ndërruar jetë, ku nga verifikimet e bëra viktima është shtetasi P. F. 55 vjeç.

Forca të shumta policie jane vënë në lëvizje ku nga veprimet e para hetimore mesohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula” për motive të dobëta, si dhe është identifikuar dhe po punohet për kapjen si autor të dyshuar shtetasi A. P. 30 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.