Kronikë

Vrasja në Shkodër, 30-vjeçari u qëllua me kallashnikov duke shëtitur me kalë

16:45 - 01.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zyrtarisht policia e Shkodrës ka dhënë shumë pak detaje në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit 30-vjeçar. Sipas policisë, Arjan Ferracaku u vra rreth orës 13:50 të së shtunës, në breg të liqenit të Shkodrës, në livadh, afër hidrovorit të fshatit Dobraç.




LEXO EDHE: Biznesmeni i ekzekutuar në Shkodër, baba i dy fëmijëve të mitur… Mik me Haradinajt në Kosovë

Burime të besueshme kanë thënë për Gazetën Shqiptare se 30-vjeçari, pronar i dy bizneseve në Velipojë, ka qenë duke shëtitur me kalë në këtë zonë.

Vrasësi e ka ndjekur rreth 30-40 metra dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri automatike. Hetuesit kanë gjetur në zonë më shumë se 15 gëzhoja kallashnikovi. Po sipas burimeve, babai i dy fëmijëve, ka marrë 7 plumba në trup që i kanë sjellë vdekjen e menjëhershme.

Pavarësisht se kalin, me të cilin ishte duke shëtitur 30-vjeçari, e kanë zënë dy plumba, ka mundur të shkojë në banesë. Më pas familjarët kanë vënë alarmin dhe kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, ku kanë rrethuar zonën në një perimetër të gjerë dhe kanë filluar krehjen e saj për kapjen e autorit/ëve. Ndërkohë shërbimet e tjera kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone”, thekson policia e Shkodrës në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Mëngjesin e 10 gushtit, Fatbardh Lici, 53-vjeç, është vrarë me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Viktima ishte duke pirë kafe në shoqërinë e dy personave të tjerë kur nga një mjet tip “Benz”, pa targa, ka dalë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të 53-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Kohët e fundit, Shkodra është tronditur nga krimet mafioze ku kryhen vrasje të dhunshme e të frikshme dhe gjithnjë pa autor. Rreth 2 muaj më parë, një ish efektiv policie së bashku me gruan e tij, u ekzekutuan në Shkodër në sy të fëmijës dy vjeç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.