Kronikë

Abuzuan me detyrën dhe falsifikuan dokumentet, ndalohet ish-drejtor i Spitalit Rajonal të Beratit dhe juristi

20:48 - 19.09.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-drejtor i Spitalit Rajonal të Beratit është ndaluar nga policia me akuzat e shpërdorimit të detyrës si dhe falsifikimi i dokumenteve në bashkëpunim.




Gjithashtu, policia ka ndaluar si të dyshuar edhe juristin e Spitalit Rajonal Berat,  Alfred Lulaj, mbi të cilin rëndojnë të nënjta akuza.

Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bërë blerje të mallrave mjekësore (antibiotike) në kundërshtim me ligjin. Më pas për të justifikuar veprimtarinë e paligjshme të tyre kanë futur në dosjet e blerjeve një kërkesë gjoja sikur mjekët e spitalit kërkonin ilaçe.

Ndërkohë, polica po heton për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie si dhe për zbardhjen plotësisht se si kanë dalë medikamentet mjekësore nga Farmacia e Spitalit të Beratit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.