Ditën e djeshme në ‘KafeIN’ e ftuara e radhës ishte këngëtarja Ermiona Lekbello. Ajo është padyshim personazhi që gjithmonë tërheq vëmendjen. Në një intervistë për muzikën, bukurinë femërore dhe thashethemet Ermiona rrëfeu gjëra shumë interesante. E pyetur për temën e ditës se kur ishte dehur për herë të fundit, ajo tha se prej 3 vitesh nuk konsumonte asnjë lloj alkooli.
Sipas saj nuk ishte asnjë arsye specifike, thjesht fakti që u ndje e ngopur dhe nuk kishte më nevojë për atë lloj stimuli. Miss-i me një formë fizike për t’u pasur zili’ pavarësisht kohës, thumboi bukuroshet e reja për ndërhyrje plastike që në moshë të re. Lekbello deklaroi se ishte në Tiranë vetëm për eventin e Joni Peçit dhe se do të ikte për të mos u kthyer për shumë kohë në Shqipëri.