Show-Bizz

Ronela Hajati bëhet nostalgjike, si dukej këngëtarja 15 vjeçe

21:15 - 14.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Së fundmi Ronela Hajati zbuloi se ka qenë viktimë e bullizmit për shumë vite në shkollë, pasi ishte një vajzë që e përkushtuar vetëm ndaj mësimeve.




Plot humor, Ronela përshkroi veten adoleshente duke mos harruar vetullat e bashkuara apo flokët si Elton Deda, pasi ishte metalare.

“Isha ajo vajza që rrinte në bankë të parë, më thoshte familja mëso gjithë kohës isha me një palë syze, me tek vetull, flokët ishin të krehura si Elton Deda, ashtu të gjata se kam qenë metalare. Prandaj gjatë 8-vjeçares dhe deri në vit të parë e të dytë gjimnaz kam përjetuar bulizmin.” – ka rrëfyer Ronela.

Dhe ashtu moskokëçarëse siç është gjithmonë, pa komplekse dhe me shumë vetëbesim, Ronela ka zbuluar akoma dhe më shumë nga fëmijëria e saj.

Së fundmi në Instagram ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto në moshën 15 vjeçare dhe mund të themi se duket shumë ndryshe nga sot, por mbetet mjaft simpatike.

“Si janë 15-vjeçaret sot, si kam qenë unë”, ka shkruar mbi foto.

Image


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.