![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Enrik Mehmeti
Konflikti i njohur mes bashkisë së Himares dhe banoreve të këtij qyteti është zhvendosur në Gjykaten e Vlorës ku ishte parashikuar dhënia e vendimit mbi padinë e ngritur disa muaj më parë nga ana e shoqatës për mbrojtjen e tokave të bregdetit. Sot disa prej banorëve kanë protestuar me një pankartë në anglisht ku hidhen akuza për marrjen e prones ne menyre të padrejtë ndërkohë që banorëve të Himares ju është bashkuar dhe Qeparoi. Gjykata e ka shtyrë vendimin për ditën e hënë.
Sot u depozitua një tjetër padi në gjykaten e Vlorës kundër bashkisë së Himarës për të kundërshtuar Planin urbanistik i cili prek disa banesa në Himarë. Në të njejten padi goditet dhe VKM e shpronesimit pasi edhe për ata banesa që u dha, nuk i pranojnë paratë. Sipas avokatit të banorëve, Bojken Bendo, kundërshtimi i banorëve është mbështetur dhe nga Avokati i Popullit dhe tashme pritet të shprehet dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë.
GSH.al