Kronikë

“Të dënuarit marrin leje nga burgu e kryejnë vrasje me pagesë”

22:15 - 23.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin “Dritare” në News24, gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi përgjatë diskutimit se shumica e të burgosurve marrin një ditë leje, por ata janë vrasës me pagesë dhe persona me precedent të theksuar penalë.




“Por ka dhe kriminelë të cilët vrasjet i kryejnë brenda vendit, por në sistemin TIMS rezultojnë të jenë jashtë vendit,” tha Zhabina.

Zhabina më herët u ndal tek një dosje e vitit 2016, ku flitet për faktin se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është përgjuar. Ai tha se kjo dosje është në dorë të Krimeve të Rënda, por sipas tij, ende nuk është i qartë implikimi i kreut të Bashki së Durrësit, Vangjush  Dako në veprimtari të paligjshme.

“Ky është procedim i vitit 2016. Në këtë përgjim ka dalë edhe numri i telefonit të kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Ka një procedim të ndarë ku janë të përfshirë zyrtarë, por nuk ka hetim konkret për Dakon. Është një dosje tjetër që e ka Krimet e Rënda. S’mund ta ketë media. Ajo çka del në media janë copëza informacioni. Ndoshta në ditë në vijim thonë se do ketë operacione të tjera, nuk e dimë nëse do jenë për këtë dosje. Do përqendrohen në Shkodër dhe Durrës”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.