Studiuesi dhe njëherësh shefi i Departamentit të Gjuhës greke në Universitetin e Gjirokastrës, Panajot Barka, është ndaluar nga policia Kufitare në Kakavijë
Mësohet se ky i fundit është kapur teksa kthehej nga Greqia dhe me vete kishte libra me përmbajtje anti-shqiptare.
Gjatë një kontrollit rastësor, policia e kufirit gjeti në bagazhin e makinës së studiuesit rreth 20 libra për flisnin për Vorio-Epirin. Barka ishte me gruan në makinë kur iu gjetën librat. Studiuesi u justifikua se librat ishin për bibliotekën e Universitetit “Eqerem Çabej”.
Librat me përmbajtje anti-shqiptare i janë dërguar Prokurorisë së Gjirokastrës, ndërsa Barka dhe bashkëshortja e tij janë lënë të lirë.
Panajot Barka njihet dhe për qëndrimin e tij pro grek, i cili ka mbështetur me këmbëngulje pretendimet greke për Vorio-Epirin. Po ashtu ai është dhe një nga njerëzit i cili është shprehur se pretendimet greke për zgjerim gjeografik në territorin shqiptar janë të drejta.