![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Edhe njëherë kryedemokrati Lulzim Basha tha se mbështet protestat e studentëve, por nuk shkon atje pasi Edi Rama do e përdor në favorin e tij. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha ka thënë: Sot është protesta e studentëve, ne e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat, jemi atje, njerëzit tanë i mbështesin me të gjitha format dhe mënyrat. Jam i vetëdijshëm, kundërshtari po mundohet ta instrumentalizojë. Ata kanë një kërkesë të thjeshtë për plotësimin e tetë kërkesave”.
Sipas tij, PD është kundër ligjit për arsimin e lartë. “Ne nuk e çuam ligjin në Kushtetuese, pasi gjykata ishte e kapur nga Rama. Rama po përdor propagandën për përçarje”, tha Basha.
I pyetur nëse PD do të rikthehet në Kuvend ditën e enjten në seancë plenare, Basha sqaroi se: “Pasi të kemi marrë një vendim me aleatët, do t’u themi kur do të rikthehemi në parlament”.