![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një takim me studentit të Shkodrës, tha se fondet për mbështetjen e tyre janë, por mungon vullneti.
Basha bëri me dije se ditën e djeshme është marrë një vendim me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ku akti i parë që qeveria e PD do të ndërmarrë, është anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.
Sipas tij për 10 mijë studentë në vit do të hapen stazhe një vjeçare me rrogë 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Në këtë linjë kreu i PD, tha se Edi Rama kopjon demokratët lidhur me stazhet për studentët.
“Me këtë ligj korruptiv nuk bëhet gjë tjetër veçse thellohet politika e vetme e Edi Ramës, merri shumicës, jepi pakicës. Në këtë rast vjedhja bëhet edhe më e dhimbshme, sepse tarifa për bachelor dhe master në Shqipëri, është më i larti në Europë. Cilësia është me dobëta në Europë, nga më e dobëta në botë. Jeta universitare kontrollohet nga një grushti njerëzish për interesa politike dhe korruptive financiare. Ne duhet të nisim tani punën për hartimin e një ligji të arsimit të lartë, të standardeve dhe parimeve evropiane në bashkëpunim me studentët dhe pedagogët”, tha ndër të tjera Basha.