Saimir Tahiri, ndonëse nuk ka më asnjë post, nuk i ka humbur fanset e tij. E ndërsa sot do të zhvillohet seanca për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, duket se mbështetësit e tij nuk do ta lenë vetëm.
Vendimi do të jepet në orën 13:00, por fanset e Saimir Tahirit janë paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda me bluza të stampuara me portretin e Tahirit, ku shkruhet: “Gjigant”!
Kjo seancë u shty gjatë javës së kaluar dhe ka të njëjtin objekt: kundërshtimin e ish-ministrit, i cili refuzon zgjatjen e afateve hetimore, pasi, sipas tij, prokuroria po i bën këto veprime qëllimisht.
Shfaq Komentet (0)