SPORT

Kriza tek Interi nuk ka fund, Ikardi nuk feston ditëlindjen me ekipin

10:13 - 20.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klubi e ka uruar, Vanda i ka dedikuar një mesazh plot dashuri dhe Maurito, nga ana e tij ka publikuar një foto të tij me bashkëshorten në liqenin e Komos. Por pavarësisht këtyre postimeve, edhe dje në shtëpinë e Interit nuk ka ardhur qetësia, ndonëse Mauro Ikardi mbush 26 vjeç pasi në “Appiano Gentile” nuk ka shumë për të festuar. Sulmuesi argjentinas ka marrë urimet nga shokët e skuadrës, por në të vërtetë asgjë nuk ka ndryshuar në krahasim me ditët e fundit. Ish-kapiteni ka vijuar të punojë veçmas dhe rikthimi i tij në skuadër është ende larg. Sesa larg, ende nuk dihet, por e sigurt është se ndaj Rapidit të Vjenës ai nuk do të jetë sikundër dhe sfida e radhës në kampionat kundër Fiorentinës.




Përshtypja është se beteja e heshtur po vijon dhe se nga ana e Ikardit nuk ka aspak vullnet që të rikthehet në hapat e dikurshëm, të paktën derisa kur t’i rikthehet shiriti i kapitenit. Një tunel, ku tani për tani, nuk duket dritë në fund të tij. Dhe duke qëndruar në këtë klimë surreale, edhe programimi i kontrolleve për gjurin e tij nga ana e doktor Volpit, ngjan si diçka e dyshimtë. Sepse është normale që një i dëmtuar të kontrollohet, por duke qenë se jemi në mes të një psikodrame Inter-Ikardi, edhe ky kontroll normal mjekësor bëhet i dyshimtë. Sot për sot, në shtëpinë e Interit, situata është kjo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.