Kur na ndajnë më pak se një muaj nga festivali Eurosong, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Jonida Maliqi, një televizion izraelit i ka dedikuar vendit tonë një kronikë. “Nëse pyet një shqiptar për këngët e preferuara në Eurovision, do të përgjigjet: “‘Mu prish gjiza”, që nënkupton se nuk i intereson fare”, thuhet ndër të tjera në televizionin KAN. Një kronikë me shumë ironi, e cila i përshkruan këngëtarët tanë si ballkanas që i bëjnë klipet e tyre në me makina të shtrenjta dhe kështjella.
Më tej televizioni izraelit flet edhe për daljen e vendi tonë nga sistemi komunist. Moderatorja Lucy Ayoub tregon gjithashtu se ka pak shqiptarë nëpër botë, por klikohen mbi 100 milionë herë, mirëpo kjo nuk do të thotë se ata i blejnë klikimet. Arsyeja pse ata kanë shumë klikimet është se dinë të bëjnë marketing dhe u shpreh se shpreson që ky marketing i mirë t’i ndihmojë në Eurovision.