Show-Bizz

E trishtë, Britney Spears mund të mos këndojë më kurrë!

15:30 - 15.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e famshme, Britney Spears duket se do i mungojë skenës për një kohë të gjatë ose ndoshta nuk do të kthehet kurrë.




Burime për “TMZ” thanë se këngëtarja nuk është në gjendje të mirë mendore dhe fizike për të rifilluar performancat në Vegas, të cilat do të nisin në muajin shkurt.

Ndërsa menaxheri i Britney, Larry Rudolph pohoi se: “Si personi që udhëheq karrierën e saj, bazuar në informacionin që unë dhe të gjithë profesionistët që punojnë me të kemi është se ajo nuk duhet të kthehet në skenën e muzikës, jo në të ardhmen e afërt por ndoshta kurrë më.”

Performanca e Spears në Las Vegas ishte planifikuar të kishin premierën në 13 shkurt, me 32 shfaqje të planifikuara deri më 17 gusht.

Por, shfaqet u shtynë në janar pasi këngëtarja u përball me probleme të shëndetit mendor. Teksa tani më nuk dihet nëse ajo do të performojë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.