Para zgjedhjeve të vitit 2017-të në Austri, zëvendës-kancelari, Heinz-Christian Strache, është filmuar duke ofruar kontrata me qeverinë në këmbim të mbështetjes politike.
Ai madje tregon edhe donacionet që partia ku ai bën pjesë merr, por pa i deklaruar në shtet.
Videoja, e filmuar fshehurazi, tregon se si Strache flet me një grua e cila pretendohet se është një investitore ruse.
Videoja u botua të premten në një artikull të përbashkët nga revista gjermane e lajmeve Der Spiegel dhe e përditshmja Süddeutsche Zeitung.
Ende mbetet e paqartë se kush e ftoi takimin dhe kush e filmoi atë.
Por, lidhur me skandalin që ka plasur në partinë e tij, kancelari Sebastian Kurz ka njoftuar një deklaratë ku edhe pritet të japë shpjegimet e tij për videon e zëvendësit të tij.