Meghan Markle është ende në qendër të vëmendjes në mediat britanike, por jo vetëm. Këtë herë ka qenë moderatorja Lizzie Cundy, që ka thënë disa detaje nga jeta e Meghan përpara se të njihte princin Harry. “Po bënim bisedë si mes vajzash dhe ajo më pyet: “A njeh ndonjë djalë të famshëm? Jam single dhe më pëlqejnë shumë anglezët.” Unë i thashë: “Do dalim e do gjejmë dik딑, shprehet Lizzie Cundy. Cundy, e cila ishte bashkë me Meghan-in në Global Gift Gala në Londër, thotë se i erdhi në mendje futbollisti Ashley Cole, i cili sapo ishte ndarë nga këngëtarja Cheryl.
“Qenka i lezetshëm”, i kishte thënë Meghan për futbollistin, “por a është Don Zhuan?” “Po, por ti je këtu për qejf”. Por duket se marrëdhënia e tyre ndryshoi kur Meghan kishte nisur një marrëdhënie me princin. “I shkruaj një mesazh: “Oh Zot i Madh! Dëgjova për Harry-n!” Dhe ajo ma kthen: “Po, e di. Do flasim.” Sipas Lizzie-t, ajo duhet të ketë marrë ndonjë paralajmërim për të mos komunikuar me gazetarë.“Literalisht, bëri sikur nuk më njihte”