BOTA

Londër, Boris Johnson takohet me Macron dhe Merkel para G7-ës

07:53 - 18.08.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri britanik, Boris Johnson do të shkojë javën e ardhshme në Paris dhe Berlin për t’u takuar me Emmanuel Macron dhe Angela Merkel, që të diskutojë për Brexit para G7-ës, sipas burimeve diplomatike. “Me shumë mundësi Boris Johnson do të vijë në Paris javën e ardhshme dhe të takohet me Emmanuel Macron”, njoftoi një burim diplomatik francez, pa dhënë detaje mbi datën.




“Parashikohet gjithashtu një takim mes Boris Johnson dhe Angela Merkel në Berlin”, deklaroi dje zëdhënësi i kancelares gjermane.Qeveria e Boris Johnson është shprehur e vendosur të largohet nga Bashkimi Europian më 31 tetor, pavarësisht faktit nëse do ketë arritur të rinegociojë ose jo marrëveshjen e arritur me BE-në. Në fund të korrikut, Brukseli kishte hedhur poshtë kërkesën për të rinegociuar një marrëveshje të re mbi Brexit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.