Arrihet marrëveshja mes BE dhe Anglisë për Brexit. “Ne kemi një marrëveshje’. Kështu është shprehur ditën e sotme kryeministri i Britanisë, Boris Johnson dhe presidenti i BE-së, Junker. Siç raporton BBC, një marrëveshje e re për Brexit është arritur mes ekipeve negociuese në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE përpara një takimi të liderëve evropianë në Bruksel.
Të dy palët kanë punuar në tekstin ligjor të marrëveshjes, por do të ketë ende nevojë për miratimin e parlamenteve të Britanisë dhe BE-së. Kryeministri Boris Johnson shkruajti në Tëitter: ‘Ne kemi marrë një marrëveshje të re të madhe’.
Shfaq Komentet (0)