Ricardo Marques Ferreira portugezi 40 -vjeçari i njohur si hair stylist i futbollistit Cristiano Ronaldo, është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli ne Zyrih të Zvicrës. Trupi i pajetë i 40-vjeçarit, i mbuluar me gjak dhe era alkol është gjetur nga një punonjëse e pastrimit të hotelit në të cilin qëndronte. Mediat e huaja kanë raportuar mbi ngjarjen e rëndë që ka ndodhur me parukierin e Ronaldos i cili është vrarë me thikë. Ndërkohë deri më tani është mësuar se policia vendase ka vënë nën pranga një brazilian 39-vjeçar, për vrasjen.
Shfaq Komentet (0)