BOTA

Kryebashkiaku serb padit Vuçiç: Bashkë me vëllain e tij bëjnë trafik droge

13:13 - 10.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Milos Vuçeviç, kryebashkiaku i qytetit Novi Sad në Serbi, ka kallëzuar Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe vëllanë e tij Andrej Vuçiç për përfshirje në kultivimin  e marijuanës.




Kryebashkiaku i Novi Sad kërkon hetim për lidhjet e mundshme të dy vëllezërve Vuçiç me kultivimin e marijuanës në një fermë që ndodhet në Jovanicë, pranë kryeqytetit, Beograd.Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe vëllai i tij janë akuzuar nga opozita serbe për lidhje me pronarin e një ferme, i cili u arrestua një muaj më parë për kultivimin e marijuanës.

Pronari i kësaj ferme kishte bërë kërkesë për të përfituar subvencione shtetërore për kultivimin e kanabisit mjekësor. Presidenti i Serbisë i ka mohuar këto akuza, ndërsa kallëzimin ndaj tij e mirëpriti duke thënë se më në fund do të zbulohet se kush gënjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.