Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me 2 kilogramë kokainë në makinë.
Shtetasi Taulant Mani, 32 vjeç ,akuzohet për trafik të drogave të forta, ndërsa arrestimi i tij ka ndodhur në Chietti. Operacioni u zhvillua pasditen e djeshme, kurse policia italiane kishte si synim që të godiste krimin, e sidomos trafikun e lëndëve narkotike, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Automjeti i Taulant Manit u ndalua, për shkak se ai po ecte me një shpejtësi tepër të madhe, dhe pas kontrollit rutinë i´u sekuestrua dhe sasia e drogës.
Shfaq Komentet (0)