AKTUALITET

SPAK i sekuestron 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë mjekut të njohur në QSUT, Edvin Prifti

19:51 - 11.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

250 mijë euro dhe 160 milionë lekë cash i eshte sekuestruar mjekut të QSUT, Edvin Prifti nga SPAK.




Gazetarja Klodiana Lala ka bërë të ditur se shumat e mëdha të parave i janë gjetur në banesë dhe në zyrën e tij në QSUT, mjekut njëherësh Shefit të Kardio-Kirurgjisë, Edvin Prifti.

Kështu, siç raporton gazetarja Lala, 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë të vjetra i janë gjetur në banesë mjekut Prifti. Ndërkohë, shuma tjetër prej 50 mijë eurosh dhe 30 mijë lekë të vjetra është gjetur në zyrën e mjekut të QSUT.

Ndaj tij është vendosur mesa “Pezullim nga detyra” për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Mësohet se mjeku është kapur në përgjimet e SPAK teksa bisedonte me Manuela Mallakuçi, për një operacion të një familjari të kësaj të fundit

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.