AKTUALITET

Sekuestrimi i 400 kilogramëve kokainë në Kosovë, DEA amerikane: Përpjekje e përbashkët e shumë agjencive shumëkombëshe që synonte krimin e organizuar

12:03 - 19.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia Federale Amerikane e Anti-Drogës (DEA) ka reaguar për kapjen e 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës. Mediat e Kosovës raportojnë se një zëdhënës i DEA ka deklaruar se operacioni ishte rezultat i shumë agjencive shumëkombëshe ku synohej goditja e krimit të organizuar.




Zëdhënësi përmend ndër të tjera Guardia di Finanza, SPAK, Policinë Shqiptare, Policinë e Kosovës dhe zyrat e DEA-s në Romë e Athinë .

“Hetimi ishte një përpjekje e përbashkët e shumë agjencive shumëkombëshe që synonte krimin e organizuar transnacional. Shërbimet e “Guardia di Financa” nga Italia, Policia e Shtetit Shqiptar, SPAK nga Shqipëria, Policia e Kosovës dhe DEA (zyrat në Romë dhe Athine) ishin të përfshirë”, thuhet në përgjigje të një zëdhënësi të DEA-s.

Dy ditë më parë u kapën 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës brenda një konteineri të kamufluara me mish. Konteineri erdhi nga Brazili në Itali, më pas zbarkoi në Durrës ku u vëzhgua për 15 ditë dhe u kap në Kosovë.

DEA kishte dhënë informacion për këtë konteiner dhe nëpërmjet bashkëpunimit të strukturave në këto shtete u bë e mundur kapja e sasisë. Për këtë sasi kokaine janë arrestuar 7 persona masa e sigurisë së të cilëve do të jepet në Kosovë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.