Kronikë

Sherr me sende të forta për pronën në Durrës, arrestohen 4 persona

12:20 - 19.05.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka arrestuar 4 persona ndërsa një tjetër po hetohet në gjendje të lirë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të fortë, për motive pronësie.




Dy vëllezërit me iniciale A.Gj.. T. Gj, dhe dy banorë të tjerë në Manzës, 45-vjeçari me iniciale R.H. dhe 30-vjeçari me iniciale H.Gj. janë arrestuar. Ky i fundit ka marrë pagë të lehta në trup. Po ashtu, policia e Durrësit njofton se po heton në gjendje të lirë 64-vjeçarin me iniciale B.Gj., babain e 30-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A. Gj., 32 vjeç, T. Gj., 30 vjeç (vëllezër), R. H., 45 vjeç dhe H. Gj., 30 vjeç, banues në Manzë, Radë.

Këta shtetas, pas një konflikti të përsëritur për motive pronësie, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Për pasojë shtetasit H. Gj. i janë shkaktuar dëmtime të lehta në trup.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit H. Gj. u gjet dhe u sekuestrua armë e ftohtë (thikë), të cilën e kishte pa leje.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi B. Gj. (i ati i shtetasit H. Gj.), 64 vjeç, banues në Manzë, Radë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.