![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, ka kërkuar informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, lidhur me kallëzimin e Elez Gjozës, administrator i njësisë 2 në Tiranë. Pas akuzave nga LSI se procedimi ndaj tij ishte politik, Mandija ka kërkuar që kjo çështje të futet rendin e ditës gjatë mbledhjes së Task-Forcës
“Nisur nga shqetësimet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim në adresë të zëvendëskryeministres Ledina Mandija, në cilësinë e drejtueses së Task-Forcës “Për monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017” të krijuar me VKM nr. 473, datë 01.06.2017, se kallëzimi i bërë në organin e prokurorisë nga Policia e Shtetit në ngarkim të z. Elez Gjoza është bërë pa kryer një vlerësim të thelluar të rrethanave të faktit, për cenimin e figurës të z. Gjoza dhe me qëllim pengimin e fushatës zgjedhore të LSI, zv.Kryeministrja Ledina Mandija ka kërkuar menjëherë që kjo çështje të futet për diskutimin në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të Task-Forcës”, deklaron zyrtarisht zv.kryeministrja.